Ish kryministri maqedonas kërkon të ruhet nga 20 truproja

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, njëherësh dhe kryetar i subjektit politik VMRO-DPMNE-së, i ka kërkuar Ministrit të Punëve të Brendëshme ti vendos edhe 14 truproja të tjera,përveë të gjashtëve që ka. Kërkesën Gruevski e ka motivuar me vetdeklarimin se ka pasur kërcënim me vdekje, bën të ditur “Makfaks”, i cituar përcjell nga “Telegrafi” maqedon.

Gruevski kërkon që truproja e sigurimit të jetës së tij të jetë pa afat pasi si pasojë e qëndrimit të tij dhjetëvjeçar si kryeministër bë një kohë të trazuar për Maqedoninë, rreziqet për jetën e tij dhe integritetin personal do të janë evidente për një kohë të gjatë. I mësuar të ketë një shpurë të madhe mbrojtësish, nga sa duke Gruevski e ka të pamundur të ndjehet I qetë me prezencën e vetëm gjashtë mbrojtësve.

Burime jozyrtare informacini, thonë se kur ishte në funksionin e kryeministrit Nikolla Gruevski për dhjetëvjet, ka pasur një total prej 78 truproje, ndërsa me ardhjen e Oliver Spasovskit si minister  Brendshëm, ka vetëm gjashtë truproje, aq sa parashihet me ligj.

SHKARKO APP