Ish-ministrja që deklaronte se “do i zhdukte shqiptarët” qan në gjyq
Ish-ministrja për Punë të Brendshme në Maqedoni, Gordana Jankullovska është në proces gjyqësor për korrupsion. Ajo akuzohet për shpërdorim të tenderave të qeverisë. Në procesin e sotëm Ajo tha se te një pjesë e gjykatësve ekziston anshmëri që nga fillimi i procesit gjyqësore. Ajo me lot në sy e komentoj vendimin e Këshillit Gjyqësor që në afat të shpejtë të përfundoj procesin.
“Ekziston anshmëri tek shumica e Këshillit gjyqësor i cili publikisht tha se jam fajtore edhe gjatë sjelljes së vendimit për Gjoko Popovskin dhe Nikolla Gruevskin. Rrethanë shtesë për anshmëri është sjellja e vendimit në periudhë të shpejtë. Në fillim të procesit është dashur të kujdesem për foshnjë i cili kishte dy muaj, ndërsa tani në fund ka tre vjet” deklaroi me lot në sy Jankullovska.
Jankullovska i hodhi poshtë të gjitha akuzat e Këshillit gjyqësor duke thënë se ajo nuk është fajtore.
Ajo i quante shqiptarët “indianë të egër” dhe deklaronte se “për një orë mund t’i zhdukte nga Maqedonia”.
Përgjimet ku Jankullovska fyente shqiptarët