Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç bëri shqiponjën, reagon Vuçiç: Ata na urrejnë
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç i është kundërpërgjigjur ish-presidentit kroat, Stipe Mesiç, i cili bëri shqiponjën me duar, gjest ky i përdorur edhe nga dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në ndeshjen e Zvicrës kundër Serbisë, çka solli dënimin e tyre nga FIFA.
“Është e vërtetë, ata të gjithë bashkohen në urrejtje, por gjithsesi unë nuk kam nevojë t’i përgjigjem kësaj”, u shpreh Vuçiç.
E në mënyrën e vet, Vuçiç e vazhdoi reagimin ndaj Stipe Mesiç. “Veprimet e tyre flasin për ta e jo për ne, ne duhet të shohim se si të shkojmë përpara, të zhvillohemi. Urrejtja vret atë që urren, jo atë që është objekt i urrejtjes”, u shpreh Vuçiç.
E jo vetëm ai ishte i prekur nga ky veprim i Stipe Mesiç. Mediat serbe dje gjatë gjithë ditës e kanë shprëndarë fotografinë ku shihet ish-presidenti kroat që bën shqiponën me duar.