Ish-zv/ministri Hoxha: Ekziston rreziku i konfliktit të ri me Serbinë

Ish-zv/ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Valdet Hoxha thotë se ekziston mundësia e një konflikti të ri mes Kosovës dhe Serbisë. Hoxha bën thirrje për kujdes, duke e ndërlidhur deklaratën nga sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken i cili ka theksuar se duhet të shmangen konflikt.

Hoxha ka thënë se rreziku është vërejtur më 24 shtator, kur grupet paramilitare serbe kishin hyrë në territorin e Kosovës para syve të botës.

Ai ka pohuar se Serbia mund të përballet me humbje nëse vendoset për një konfrontim, por thekson se veprimet e tyre, përfshirë vendimin për shtimin e ushtrisë kufitare me Kosovën dhe organizimin e grupit të Milan Radoiçiqit, mund të cilësohet si shtyrje e Serbisë drejt një konflikti me NATO-n.

SHKARKO APP