Ishulli Mykonos në izolim, anulohen 75 % e rezervimeve

Mykonos po provon lockdoën-in e pare lokal si rezultat i shpërthimit te rasteve me koronavirus. Përveç ndalimit te muzikës pas orës 6 të pasdites, në rregullat e reja qe ka shpallur qeveria greke për ketë ishull dhe që do të jenë në fuqi të paktën deri në 26 korrik, ndalohet qarkullimi i njerëzve pas orës 1 te natës deri ne 6 te mëngjesit.

Pamjet dhe fotografitë e para kane treguar rrugët karakteristike te heshtura dhe bosh pas mesnate, aspak te zakonshme për të ashtuquajturën “zemra kosmopolitane” e argëtimit te turisteve.

Autoritetet lokale kane reaguar ashpër ndaj vendimit te qeverise, bizneset, po ashtu dhe te punësuarit, pasi behet fjale për një urdhër ne momentin e shpërthimit te sezonit turistik. Nga ana tjetër zyrtaret e qeverise dhe specialistet këmbëngulin se masat e marra ishin te domosdoshme për të ndaluar katërfishimin e infektimeve brenda vetëm pese ditëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm disa ore pas vendimit ka pasur mijëra anulime te rezervimeve për dhjetëditëshin e ardhshëm, qe shkojnë ne masën 75%, një goditje e rende kjo për ketë ishull qe është simboli i turizmit ne Greqi. Madje ka paralajmërime nga autoritetet qeveritare edhe per lockdoën-e te mundshme locale ne disa ishuj te tjerë turistike si Paros, Santorini dhe Kreta ku vihen re rritje te infektimeve sidomos me variacionin Delta.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?