Italia nesër në votime, Shehu: Fitorja e FI për Europën e bashkuar
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, një ditë para se Italia të dalë e gjitha në votime, shkuan se: ”Berlusconi konfirmon Tajanin si kandidatin për Kryeministër të Qendrës së Djathtë me Forca Italia në qendër”. Sipas tij, ”Fitorja e neserme e mundëshme e FI dhe e koalicionit të saj do të ishte një eveniment i rëndësishëm jo vetëm për Italinë mike, por edhe për Europën e Bashkuar”.
Postimi i Tritan Shehut
Neser Italia voton. Berlusconi konfirmon Tajanin si kandidatin per Kryeminister te Qendres se Djathte me Forca Italian ne qender. Pa asnje dyshim Tajani eshte nje figure dinjitoze, e zgjedhur me kujdes per staturen e tij, figuren e paster ne keto vite, europeismin qe perfaqeson, afersine me Kishen Katolike, bindjet e qarta te djathta qe manifeston, etj cilesi te tilla. Fitorja e neserme e mundeshme e FI dhe e koalicionit te saj do te ishte nje eveniment i rendesishem jo vetem per Italine mike, por edhe per Europen e Bashkuar. Pa dyshim kjo do te ishte nje tjeter garanci per forcimin e konkretizimin e maredhenieve te shkelqyera me vendin tone dhe te mbeshtetjes se domosdoshme per ne, ne rrugen tone te zhvillimit e integrimit europian. Suksese per Forca Italian, Berlusconin e Tajanin si Kryeminister i ardhshem.