Ivanov bojkotohet në Sofje

Presidenti i Maqedonisë, Gjeorge Ivanov është përballur me një situatë të paprecedentë gjatë vizitës në Sofje të Bullgarisë. Ai kishte mbërritur në shtetin fqinj për t’u takuar me zyrtarët e lartë, sipas një agjende të përcaktuar më herët, por jo çdo gjë ka ecur sipas planit.

Kryeministri bullgar, Bojko Borisov dhe ministrja e Jashtme, Ekaterina Zaharieva, kanë refuzuar të takohen me Ivanov pas kundërshtimit të këtij të fundit të marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit. Presidenti maqedonas ka njoftuar se nuk do e nënshkruajë këtë marrëveshje.

Gjithsesi, Ivanov është pritur në takim nga homologu bullgar, Roumen Radev, i cili kritikoi vendimin e kryeministrit për të mos u takuar me presidentin maqedonas.

SHKARKO APP