Ivanov: Në Maqedoni do vrisnin dhe Krishtin, dhe Muhamedin ­

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka thënë se as Krishti, as Muhamedi, nuk do t’ia dilnin në Maqedoni, gjatë një diskutimi në Samitin Brdo­Brijuni, në Sarajevë, ku kanë marrë pjesë liderët e Kosovës, Shqipërisë, Sllovenisë, Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

“Edhe Krishti po të paraqitej do ta vrisnin. E njëjta vlen edhe për Muhamedin. Edhe ai të paraqitej do ta vrisnin. Nuk është e domosdoshme forcë, por mendje. Mendja lufton. Leka i Madh ka qenë ai që është, sepse ka pasur mësues që është quajtur Aleksandër, i cili e ka mësuar gjithçka, të jetë i durueshëm, të mësojë nga tjetri, ta shfrytëzojë momentin dhe të jetë i gatshëm në sakrifica”, ka thënë Ivanov, kur është pyetur në lidhje me figurat historike të Maqedonisë, dhe me ndërlidhjen e tyre me situatën politike dhe ekonomike në vend.

Ivanov ka deklaruar edhe se Maqedonia është shembull për dështimin edhe të BE­-së, edhe të NATO­-s.

“Maqedonia është shembull se si ndaj një vendi kandidat nuk duhet të sillen as NATO-­ja as BE’ja. Ne u shndërruam në koleksionues. Kemi 17 projektplane për anëtarësim në NATO. Kjo është për në librin Ginis. Nuk ka asnjë vend në botë, ushtria e së cilës është kontrolluar aq herë sa ushtria maqedonase. Edhe pse Bashkimi Evropian na ka dhënë 7 raporte dhe po aq rekomandime për fillim të negociatave, përsëri nuk ka kurrfarë ndryshimi. Qëndrojmë në vend sepse fati ynë paska qenë të kemi një fqinj me të cilin nuk mund t’ia dalë në krye as BE-­ja dhe as gjithë botë. Ky vend quhet Greqi”, ka thënë gjithashtu Ivanov.

SHKARKO APP