Ivanov në Moskë, Putin: Ndjekim me vëmendje gjithçka që ndodh në Maqedoni
Presidenti Gjorge Ivanov, takoi sot në Moskë homologun e tij rus Vlladimir Putin, me të cilin, siç thuhet në njoftim, kanë shkëmbyer mirënjohje për bashkëpunimin e mirë të dy vendeve dhe shkëmbimin ekonomik. Putin raportohet të ketë thënë se ndjek me vëmendje gjithçka që ndodh në Maqedoni.
“Dëshirojmë që situata brenda-politike në Maqedoni të zhvillohet në pajtim me Kushtetutën dhe principet demokratike. Jam i bindur se përvoja, ndikimi dhe autoriteti si president do të ndikojë për këtë”, ka thënë Putin në takim me Ivanovin.
Ai shprehu kënaqësi që marrëdhëniet ruso-maqedonase përparojnë dhe që ka lëvizje pozitive në shkëmbimin ekonomik mes dy vendeve. Një ditë më parë, Presidenti Ivanov në Moskë është dekoruar me çmimin “Shën Patriarku i Moskës dhe gjithë Rusisë, Aleksej i Dytë” për vitin 2016.
/Alsat/