Ja çfarë gjeti Mitsotakis në Kryeministri pas largimit të Tsipras
Alexis Tsipras dhe Kyriakos Mitsotakis shtrënguan duart dhe shkëmbyen pushtetin paqësisht një ditë më parë pas fitores së Demokracisë së Re në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi. Tsipras “i dorëzoi çelësat” e Kryeministrisë fituesit Mitsotakis. Mes tyre pati një bisedë të shkurtër por sikleti ishte i dukshëm.
Stafi i ri dhe grupi i punës i Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis zbuloi disa gjëra në godinën e Kryeministrisë. “Kathimerini” shkruan se dyert e disa zyrave ishin të mbyllura. Arsyet janë të panjohura. Për t’i hapur, u thirrën disa ekspertë. Por ky nuk ishte i vetmi problem. Kudo nëpër korridoret e Kryeministrisë, apo siç grekët e quajnë “Maximus Megaron”, ndihej era e tymit të duhanit.
Megjithatë, Kryeministri i ri Mitsotakis nuk ka humbur kohë për të formuar qeverinë. Të dielën u shpall fitues, të hënën u betua tek Presidenti dhe më pas mori detyrën nga Tsipras, kurse gjatë pasdites prezantoi emrat e ministrave të rinj. Këta të fundit pritet që të betohen sot, ndërsa për të mërkurën është planifikuar që qeveria e re të zhvillojë mbledhjen e parë për ndarjen e detyrave.