Jakov Millatoviç Presidenti i ri i Malit të Zi, mund thellë Gjukanoviç
Jakov Millatoviç ka fituar rreth 60,2% të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Malin e Zi, duke bërë që Millo Gjukanoviç (39,8%) të rrëzohet nga pushteti pas plot 30 vitesh.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kanë votuar rreth 383 mijë votues ose 70,7%.
Jakov Millatoviç është kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, parti e themeluar në qershor të vitit të kaluar. 37-vjeçari ka hyrë në politikë më pak se tre vite më parë.