”Jam i relaksuar dhe pres 19 gushtin”, Abazoviç: Nëse Parlamenti nuk na rrëzon…

Kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç thotë se të gjithë ata që duan që vendi të vijojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilët nuk duan që të anulohet Traktati Themeltar dhe të ndalet rruga evropiane e vendit, nuk do ta mbështesin mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

“Jam i relaksuar dhe pres 19 gushtin, qeveria i ka zbatuar të gjitha detyrimet nga marrëveshja, kanë mbetur edhe tre pika që janë në kompetencë të Parlamentit, nëse dikush do ta kthejë mekanizmin në duart e atyre që duan destabilizimin për shkak të qendrave financiare, kjo nënkupton përgjegjësi. Nëse qeveria nuk bie të hënën, do të kryhet një riformatim”.

Abazovic tha se nuk e ka problem që dikush tjetër të jetë kryeministër, por se aktin e dhënies së mandatit e konsideron “të papërgjegjshëm”.

SHKARKO APP