Janinë, sekuestrohen 118 kg kanabis, vinte nga Shqipëria

Një sasi prej 118 kilogramë kanabis sativa u sekuestruan gjatë orëve të natës në aksin që lidh Janinen me Patrën.

Sipas policisë greke, një patrullë e saj tentoi të kontrollojnë një automjet, për të cilin kishte informacione se po kryente trafik lëndësh narkotike.

Por drejtuesi i mjetit nuk ndaloi me shenjën e policisë dhe shtoi shpejtësinë.

Në rrethana që ende nuk dihen, automjeti i tij u përmbys, duke u bërë i mundur dhe arrestimin e drejtuesit të automjetit, një 60-vjeçar grek.

Prej kontrolleve, rezultoi se në automjetin e tij gjendeshin 118.6 kg kanabis, ndërsa në banesën e tij në Athinë,u gjetën edhe 2 peshore elektronike.

Përpara hetuesve, 60-vjevcari tha se lëndën narkotike e kishte ngarkuar në kufirin e gjelber mes Greqisë dhe Shqipërisë nga një shtetas shqiptar, dhe do ta çonte atë në Athinë, ku dhe do t’ja dorëzonte bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë, për të cilet deklaroi se do ta paguanin me 100 euro kilogrami për transportin e lëndës narkotike.

Një pjesë të saj ai do ta tregtonte vetë në tregun e narkotikëve të Athinës, me doza të vogla 1 gramshe.

60-vjeçari do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie gjatë ditës së martë, ndërsa lënda narkotike dhe automjeti i përdorur për transportin e drogës,u sekuestruan.

Në kërkim janë shpallur edhe bashkëpunëtorët shqiptar të 60-vjeçarit.

SHKARKO APP