Jankullovska: Brukseli, lidhje me ngjarjen e Lagjes së Trimave

Ish-ministrja e policisë maqedonase, Gordana Jankullovska vazhdon t’i quajë terroristë pjesëtarët e grupit të Kumanovës  të cilëve ende gjykata penale e Shkupit nuk u ka shqiptuar asnjë dënim shkruan Zhurnal Maqedoni.

Me këtë Jankullovska përmes një postimi në Facebook mer rolin e gjykatës ndaj grupit të shqiptarëve të cilët kryesisht janë nga Kosova.  Ajo madje rastin e Lagjesë së Trimave tenton që ta krahasoj me sulmet terroriste që ndodhën dje në aerportin dhe metron  e Brukselit ku humbën jetën së paku 34 persona të pafajshëm.

“Në Bruksel ka sulm terrorist. Në Shkup ka gjykim për terroristët të cilët vranë 8 policë në Lagjen e Trimave.Nuk ka përgjigje tjetër kundër terrorizmit, përvec se duhet reagimi i ashpër dhe i  vendosur”, shkruan mes  tjerash Jankullovska në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe  para një viti më 9-10 maj në lagjen e Trimave në Kumanovë  u përleshën forcat speciale maqedonase me grupin e Kumanovës ku bilanci ishte 10 shqiptar të vrarë dhe 8 policë humbën jetën nga forcat elite maqedonase.

Swiss Digital Mobile Reklama

29 antarët e grupit të Kumanovë  ende janë në paraburgim në Maqedoni dhe shumica janë nga Kosova.  Ndaj tyre vazhdon séanca gjyqësore, ndërsa gjykimi do të bëhet pas disa muajsh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?