”Je mashtrues”, debate të forta edhe në Kuvendin e Kosovës. Deputetja-Kurtit: Mos filozofo

Sherri në Kuvend u pa edhe në Kosovë. Protagonistët kryesorë ishin kryeministri Albin Kurti dhe deputetet e opozitës nga AAK, Time Kadrijaj dhe Ganimete Musliu nga PDK, që shkëmbyen me njëri-tjetrin akuza dhe komente ironike.

“Jeni me fol dhe mos me thanë kurgjo…prandaj mos filozofo”,-tha Ganimete Musliu, deputete e PDK-së.

“Gane kujdes mos m’u përzi në profesion kur thua mos filozofo. Me filozofu nuk është bash lehtë”,-iu përgjigj Glauk Konjufca, kreu i Kuvendit.

”Unë e kam vënë një pyetje për juve, a dini me kallxu çka ju kallxova. Unë u përgjigja në pyetjen e juaj dhe unë ju tregova se cili është qëndrimi dhe mendimi im. A dini ju me tregu se çka ju tregova”,-tha më tej kryeministri Kurti.

SHKARKO APP