Jep dorëheqjen Kotsias. Tsipras merr dhe detyrën e ministrit të Jashtëm

Nikos Kotzias, ministri i Jashtëm i Greqisë ka dhënë dorëheqjen sot nga detyra. Arsyeja e largimit lidhet me konfliktet brenda qeverisë.

Ai u zgjodh ministër në vitin 2015. Vitet e fundit ai është angazhuar në dy nga çështjet që Greqia i konsideron më të rëndësishme, marrëveshjen për emrin me Maqedoninë dhe marrëveshjen e paktit detar me Shqipërinë.

Kotsias është investuar personalisht në arritjen e kësaj marrëveshje duke zhvilluar dhjetëra takime me ministrin shqiptar, Ditmir Bushati.

Mësohet se konflikti që ka sjellë largimin e ministrit të Jashtëm grek ka lindur me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kamenos për marrëveshjen e Prespës për emrin e Maqedonisë.

Mediat greke raportojnë se Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kammenos, i cili është gjithashtu partner i vogël i koalicionit.

Mediat greke njoftojnë se kryeministri Aleksis Tsipras e ka pranuar dorëheqjen e ministrit. Gjithashtu njoftohet se ministria e Jashtme greke do të drejtohet nga kryeministri deri në një vendim të dytë.

SHKARKO APP