”Josep Borrell e ndryshoi deklaratën”, Albin Kurti: Jo marrëveshje, por dakordim me Serbinë

Nga seanca plenare në Kuvend, kryeministri Edi Rama foli për marrëveshjen në Bruksel për çështjen e targave. Kurti ka thënë se ajo që ndodhi mbrëmë nuk është marrëveshje, por dakordim dhe ndryshim i deklaratës së Përfaqësuesit të BE-së, Josep Borrell nga ajo që tha të hënën.

“Të hënën në mbrëmje më është ofruar një dokument si dakordim i përbashkët që i ka pas 95 fjalë, dhe fjalët Francë e Gjermani s’kanë qenë askund, dhe nuk i referohet propozimit franko-gjerman apo propozim të BE-së, përveç çështjes së targave. Thuhet që do të zgjidhet çështja e targave sipas atij propozimi pa thënë franko-gjerman. Kjo që është dakorduar mbrëmë ka 194 fjalë, janë krejtësisht të ndryshme”, tha Kurti.

Po ashtu ndër të tjera, kryeministri shtoi se ata që thonë që ajo që nuk është pranuar të hënën, është pranuar të mërkurën nuk e dinë për çfarë po flasin.

SHKARKO APP