Junker nga Maqedonia: S’ka datë për hapje negociatash

Kreu i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker i shoqëruar nga eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han po qëndron në Shkup. Junker dhe Han prezantojnë “Strategjinë” e Bashkimit Europian për zgjerim.

Në konferencë të përbashkët për shtyp Junker tha se sot nuk ka ardhur për të caktuar datën e hapjes së bisedimeve me BE-në, por për të thënë se Maqedonia është në rrugë të drejtë.

Junker nuk deshi të flasë për çështjen e emrit duke thënë se ajo është një çështje që duhet të zgjidhet nga vet Maqedonia dhe Greqia. Kreu i Komisionit Evropian shtoi se Maqedonia kohëve të fundit ka bërë shumë reforma të cilat kanë habitur botën, raporton ALSAT M.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër Zaev ka falenderuar zyrtarët e BE-së që zgjodhën Maqedoninë si vendin e parë për ta filluar turin e tyre ballkanik. Zaev edhe një herë u shpreh i bindur se në qershor vendi do i nis bisedimet për integrim në BE dhe tha se kanë mbetur edhe pak aktivitete kyç që ky të jetë një vend historik për Maqedoninë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?