Kampi i migrantëve në Bosnje përfshihet nga flakët, 29 të lënduar

Një kamp migrantësh në në veri-perëndim të Bosnje e Hercegovinës është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e zjarrit 29 persona kanë mbetur të lënduar.

Zëdhënësi i policisë rajonale, Ale Siljdedic, tha se të lënduarit u dërguan në spitalin e Kladusës së madhe, pas shpërthimit të zjarrit në kampin Miral, që strehon 500 migrantë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rreth 25,000 persona nga Azia dhe Afrika veriore, kanë hyrë në Bosnje nga Serbia dhe Mali i Zi, vitin e kaluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm rreth 3,500 nga ta ishin akomoduar në qendrat tranzitore, derisa pjesa tjetër ka mbetur rrugëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?