Kampi i tejmbushur, Greqia largon qindra emigrantë nga Lesbos
Greqia filloi zhvendosjen e qindra azilkërkuesve nga një kamp në ishullin e Lesbosit, ku po qëndrojnë 4 herë më shumë njerëz nga ç’mund të përballohen.
Mbi 600 persona, kryesisht familjarë u shoqëruan në një anije pasagjerësh drejt një kampi tjetër në veri të Greqisë. Shumë të tjerë do të largohen orët në vazhdim. Një hap i tillë u ndërmor pasi mbi 10 varka me rreth 600 emigrantë mbërritën në ishull nga Turqia më 29 gusht.
Mbi 11 mijë refugjatë dhe emigrant, shumica e të cilëve nga vende të Lindjes së Mesme, Azia apo Afrika, janë ngujuar në kampin Moria të Lesbosit, që ka një kapacitet prej 3 mijë personash. Kampi ka nxitur kritikat e organizatave humanitarë për kushtet e vështira të jetesës. Ka pasur gjithashtu incidente të shumta dhune.