Kanabisi mjekësor, Greqia licencon kompanitë e para

Greqia ka lëshuar të hënën licencat e para për kompanitë private për rritjen e kanabisit mjekësor në vend, pjesë e përpjekjeve për të kapur një treg miliarda dollarësh.

Shteti grek legalizoi kanabis për përdorim mjekësor vitin e kaluar.

Dy licenca u dhanë të hënën dhe 12 të tjera do të jepen deri në fund të këtij viti, tha Ministria e Ekonomisë dhe Zhvillimit.

“Ka interes të madh, kryesisht nga Kanadaja dhe Izraeli , ku disa prej investitorëve potencialë janë të mëdhenj”, tha Stergios Pitsiorlas, zëvendësministri i Ekonomisë, në një konferencë shtypi.

Pitsiorlas tha se produktet e para të kanabisit mjekësor pritet të godasin në treg për rreth 12-18 muaj, ndërsa shtoi më tej se industria është e orientuar kryesisht nga eksporti.

Mijëra pacientë në Greqi mendohet të përdorin kanabis për një sërë problemesh të rënda shëndetësore, ndonëse autoritetet nuk kanë ende shifra të sakta.

Sipas sistemit të licencimit të Greqisë, produktet mjekësore të kanabisit do të jenë disponueshme në recetë, ndërkohë që sipas tha ministrit të Shëndetësisë, Andreas Xanthos, ato nuk do të subvencionoheshin nëpërmjet skemave shtetërore të sigurimeve shëndetësore,.

Sipas ‘Ekathimerini’, kompanitë e para të licencuara janë në Larisa dhe në Korint në Peloponez.

Ndërkohë, 14 licencat pritet të krijojnë më shumë se 750 vende punë dhe të gjerojnë rreth 185 milionë euro investime.

“Mesazhi ynë është se vendi është i hapur për investime,” u shpreh Vassilis Kokkalis, zëvendësministër i Bujqësisënë Greqi.

SHKARKO APP