Kanadaja heq vizat për dy shtetet e Ballkanit, ja kush përfiton

Ministria për Shtetësi dhe Migrim e Kanadasë, ka njoftuar se kanë hequr vizat për Qytetarët e Bullgarisë dhe Rumanisë.

Pas bisedimeve me delegacionet e nivelit të lartë të të dyja shteteve që nga viti 2014 për heqjen e vizave më në fund u arrit.

Vendimi tregon se Qeveria e Kanadasë i ka kushtuar rëndësi marrëdhënieve të saj me dy shtetet si dhe BE-në.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me vendimin e ri rumunët dhe bullgarët do të mund të hyjnë në Kanada pa viza, për akomodime, vizita të familjes dhe shokëve si dhe me qëllime turistike deri në 6 muaj, transmeton Anadolu Agency.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë ministri për Shtetësi dhe Migrim, Ahmed Hussen, në deklaratën e tij tha se “Lehtësimi i vizitave të rumunëve dhe bullgarëve në Kanada, do të inkurajojë më shumë udhëtime dhe tregti, kështu që do të krijojë mundësi të reja tregtare dhe investimesh për kanadezët dhe evropianët”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?