Kanadezi kërkohej në Poloni, arrestohet në Greqi
Një shtetas nga Kanadaja 38 vjeç, i kërkuar në Poloni nën akuzat për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe pastrim parash, u arrestua në Serres, Greqi veriore.
Ai u arrestua pranë kufirit me Bullgarinë, në bazë të një urdhër-arresti europian. Kanadezi u kap në kohën që do të kalonte doganën për në Bullgari. Ai u paraqit pranë një prokurori në Selanik, shkruan gazeta greke “Ekathimerini”.
Një këshill i veçantë gjyqësor pritet të vendosë nëse kanadezi do të ekstradohet në Poloni apo jo.