Kancelari Kurz mbledh në Austri kryeministrat e Ballkanit
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka ftuar për një takim pune në Vjenë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Njoftohet se takimi do të mbahet më 19 nëntor. Bëhet e ditur se pritet pjesëmarrja e kryeministrave të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë e Bosnjës e Hercegovinës.
Po ashtu është paralajmëruar prania në këtë takim edhe e komisarit të BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn si dhe e komisares për Ekonominë Digjitale e Shoqëri, Maria Gabriel. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, vendi i të cilit kryeson Bashkimin Europian, ka qëndruar kohë më parë në Prishtinë e Beograd, ku u ka bërë thirrje atyre të vazhdojnë dialogun dhe u ka thënë se pa arritjen e marrëveshjes s’ka hyrje në BE.
Gjithashtu ka thënë se Austria, sikundër edhe shumica e vendeve të BE-së, kërkon zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura.