Kandidati serb që e do Kosovën jashtë Serbisë, voton i pari

Kandidati serb për president të Serbisë, i cili ka thënë se e do Kosovën jashtë Serbisë, Nenad Çanak, ka votuar i pari.

Ai ka votuar në qendrën e votimit “Rodosnica” një institucion parashkollor në Novi Sad, shkruan “B92”.

Pas tij ka votuar edhe kandidati nga SLS dhe kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ka votuar në Beograd në praninë e vajzës së tij, Milica.

SHKARKO APP