Kaos edhe në Kuvendin e Kosovës, deputetja-Kurtit: Ti je për ”Big Brother”

Kaos dhe debate ka pasur edhe këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës. Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, i tha kryeministrit Albin Kurti se është tallur me deputetët si dhe qytetarët e Kosovës.

Kadrijaj i tha Kurtit, meqë ka aftësi për humor, e ftoi të hyj në “Big Brother”, spektakël ky që po mbahet për herë të parë në Kosovë.

“Situata mbetet e komplikuar, ne e kemi menduar që sot Kurti do t’i adresohet deputetëve dhe qytetarëve karshi situatës që e ka krijuar vet. Sot bëri një spektakël dhe humor duke u tallur me qytetarë, meqë ke aftësi për humor z. Kryeministër, të ftoj me shku në “Big Brother”, tha Kadrijaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?