Kapen 538 kg kokainë në portin e Xhenovas
Lajmi është bërë i ditur nga zyra e shtypit e ministrit italian Matteo Salvini.
Droga është sekuestruar falë hetimeve e kontrollit të antimafias e antidrogës italiane në bashkëpunim me policisë doganore.
Kokaina e sekuestruar do të sillte per organizatat kriminale një përfitim prej mbi 200 milionë euro.
“Tolerancë zero ndaj natkotrafikantëve e mafies”, është komenti i ministrit të Brendshëm italian, i cili ka falenderuar forcat e policisë për këtë operacion të sukseshëm.