Kapen dy grekë me drogë, dyshohet se e kishin marrë në Shqipëri
Rajoni E Enjte, 9 Shtator 2021 12:09
Dy shtetas grekë u arrestuan në rrugën Janinë-Igumenicë, pasi në makinën e tyre iu gjetën 54.2 kg kanabis.
Sipas policisë greke dyshohet se ata e kishin marrë lëndën narkotike në afërsi të kufirit me Shqipërinë.
Tre thaset me kanabis ndodheshin ne portbagazhin e mjetit. Te arrestuarit, 54 dhe 34 vjec u dërguan në prokurorinë e Janinës, ku iu komuniku masa e paraburgimit.