Kapen me drogë në banesë, arrestohet çifti shqiptaro-grek në Selanik

Një çift shqiptaro-grek identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur është arrestuar nga policia në Selanik, pasi janë kapur në banesë me lëndë narkotike.

Operacioni u zhvillua në lagjen Ano Poli, në Selanik teksa në banesën e shqiptarit 32-vjec dhe grekes 20-vjecare u gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 kg 536 gram marijuane, 2 peshore elektronike, 3 celulare dhe karta SIM.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacione u arrestua dhe një 22-vjecar shqiptar, te cilit iu gjeten dhe sekuestruan 102 gram marijuane qe i kishte blere nga 32-vjecari si dhe 2 celularë.

SHKARKO APP