Kapen në Selanik 113 kg kanabis që vinte nga Shqipëria
Rajoni E Enjte, 29 Korrik 2021 01:18
Kapen në Selanik 113 kilogramë kanabis e ardhur nga Shqipëria.
Droga u kap në makinën e një shtetasi grek, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Mësohet se i arrestuari është 28 vjeç dhe droga ishte e ndarë në 18 paketa.
Policia greke, në bashkëpunim me njësinë Anti Drogë të Janinës kanë zbuluar drogën në bagazhin e makinës që drejtohej nga 28 vjeçari i arrestuar.
/Ora News