Karla del Ponte: 40 vjet burg janë pak për Karaxhiçin

Për Karla del Ponten dënimi me 40 vjet për Radovan Karaxhiç është shumë pak. Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës ka deklaruar se Karaxhiq është dashur të dënohet me burgim të përjetshëm.

Del Ponte ka thënë se megjithatë nuk është e pakënaqur me dënimin e shqiptuar për Karaxhiçin, 40 vjet burgim për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Radovan Karaxhiç, ish-Presidenti i Republikës Serbe në Bosnjë është dënuar dje me 40 vjet burgim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Karaxhiq u arrestua në korrik 2008, kurse u akuzua për gjenocid, përfshirje në gjenocid, likuidime, vrasje, dënime, deportime, akte jonjerëzore dhe krime tjera të bëra ndaj myslimanëve, kroatëve dhe civilëve tjerë joserbë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?