Kasami: Lëvizja BESA e ndarë nga praktika fetare
Duke folur në emisionin “Opinion” për zgjedhjen në Maqedoni, Bilal Kasami, kryetar i Lëvizjes BESA, ka thënë se problemet e shqiptarëve në Maqedoni janë kombëtare, janë problemet të identitetit të tyre etnik dhe jo probleme fetare. “Asnjë moment nuk kemi pasur ne atje probleme fetare. Dhe jo rastësisht në Maqedoni është më e theksuar dimensioni fetar sepse për shqiptarët në Maqedoni ka qënë problem që në ambiente të pastra etnike të flitej shqip, të mësohej shqip, por në asnjë moment nuk ka qënë problem të mësohej dhe praktikohej feja islame”, është shprehur Kasami.
Më tej ai ka treguar edhe rolin e Lëvizjes BESA “Për këtë është në skenën politike Lëvizja Besa, t’ju rikthejë, të drejtat kombëtare shqiptarëve të Maqedonisë”. Po ashtu Kasami ka thënë se Lëvizja BESA nuk ka sfond fetar.
Për të parë videon klikoni KETU