“Kathimerini”: Zjarri u ndez nga një person i papërgjegjshëm

“Zjarri në Greqi që vrau të paktën 88 persona u vu nga një individ i papërgjegjshëm i cili u përpoq të ndizte zjarr në pyll në një ditë kur frynte shumë erë”,-shkruan e përditshmja greke, Kathimerini.

Lajmi ka si burim një zyrtar kompetent për çështjen, i cili u shpreh se në bazë të provave të mbledhura, zjarri është rezultat i neglizhencës dhe se identiteti i personit përgjegjës dihet tashmë nga autoritetet.

Zjarri i rënë në Greqi para disa ditësh la 88 persona të vdekur mes tyre edhe dy shqiptarë të identifikuar si Viktor Ceko 59-vjeç nga Narta e Vlorës dhe Nica Leka, rreth 85-vjeç me origjinë nga Leshnica e Sarandës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?