Kërcënon kryeministrja serbe: Kemi forcuar ushtrinë
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar se shpreson që Serbia nuk do të duhet të përdorë ushtrinë e saj, pas formimit të ushtrisë së Kosovës.
Këtë deklaratë ajo e bëri kur u pyet nga mediat serbe mbi spekulimet se SHBA po dërgon armë në Kosovë përmes Shqipërisë për të furnizuar ushtrinë kosovare.
“Ne kemi investuar shumë në ushtri, por shpresojmë që mos ta përdorim kurrë atë. Por, në këtë moment, një gjë e tillë është një nga opsionet në tryezë, sepse nuk mund të shohim pastrim të ri etnik dhe stuhi të reja, edhe pse [kryeministri i Shqipërisë] Edi Rama bën thirrje për të tilla”, tha Brnabiç.