Kërkesa e prokurorisë së Maqedonisë, Gjykata vendos sot për Gruevskin
Gjykatësit e Penales do të vendosin brenda 24 orëve nëse do të respektohet kërkesa e Prokurorisë Speciale për arrestimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt.
Specialja ka dorëzuar mbrërmë vonë materialet hetimore për aktpaditë e ngritura për pesë lëndë që kanë të bëjnë me çështjet “Tifani”, “Trevnik”, “Total”, “Tortura” dhe “Titanik”.
Ndërkohë, mbrëmë Këshilli Penal i Gjykatës Themelore – Shkupi 1, pas analizave të detajuara të fakteve dhe dëshmive solli vendime me të cilat nuk përcaktoi ndonjë masë paraburgimi, por vetëm u është marrë pasaporta disa prej të akuzuarve në lëndët e Speciales.
Pritet që në 24 orët e ardhshme të merret vendimi për ish-zyrtarët e lartë shtetërorë të qeverisjes së kaluar.