Kërkohej në Itali për trafikimin e 566 kg drogë, kapet në Greqi 40-vjeçari shqiptar
Një 40 – vjeçar shqiptar, është arrestuar mesnatën e së martës nga policia greke.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u kap në Kalpaki, Janinë, pas një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet italiane.
Ai ishte i shpallur në kërkim pasi akuzohej si personi i transportit të një sasie kanabisi prej 566 kg, nga Shqipëria në Itali, vepër kjo e kryer në vitin 2012.
Shqiptari 40- vjeçar tashmë i ndaluar nga policia greke, nuk ka as dokumenta ligjore për qëndrimin e tij në Greqi.