Këshilla nga Yuri Kim për Kurtin dhe Vuçiçin: Lini egon personale dhe dëgjoni miqtë

Në konferencën e fundit pas mbarimit të mandatit si diplomate e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim para gazetarëve ka dhënë një mesazh edhe për Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiçin.

Ajo tha se ata, duhet të marrin në konsideratë vendet mike dhe mos të veprojnë me ego personale sepse problemi nuk është personal, por kombëtar.

“Është koha që liderët të lënë mënjanë egon e tyre dhe të mendojnë për atë që është krenaria kombëtare dhe të mendojnë atë që u thonë miqtë e tyre dhe të marrin në konsideratë atë që u thonë miqtë e tyre”.

Kim theksoi se asociacioni i komunave në veri të Kosovës, është rruga për të cilën kanë rënë dakord liderët e të dy vendeve, ndërsa shprehu angazhimin e SHBA ndaj Kosovës.

SHKARKO APP