Këtë të dielë marshim pro luftarëve të UÇK-së
Këtë të dielë në Prishtinë do të mbahet marshi për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që janë duke u gjykuar në Hagë. Protestës do t’i paraprijë një marsh i ngjashëm në New York një ditë më parë ndërsa me datën 3 Prill në Hagë.
Ndaras nga ish-krerët e UÇK-së, në Gjykatën Speciale tashmë ka nisur procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës i njohur si komandant “Ujku” që akuzohet për krime lufte në Kukës, ndërmjet datave 17 Maj 1999 dhe 5 Qershor 1999.
Dëshmitari iu përgjigj pyetjeve të mbrojtjes së të akuzuarit dhe të trupit gjykues. Sipas dëshmitarit, babai i tij e ka humbur shikimin tetë vjet pas torturave ku, sipas tij, ishte i përfshirë i akuzuari Shala.