Këto foto lidhin Rusinë me planin e grushtit të shtetit në Mal të Zi

Këto janë fotografitë e fshehta të agjentëve rusë që tentuar të kryejnë një grusht shteti në Mal të Zi në tetor të vitit të shkuar.

Britanikja “Telegraph” shkruan se fotot ofrojnë prova kyçe të zyrtarëve rusë të inteligjencës që komplotuan grusht-shtetin e dështuar që synonte vrasjen e udhëheqësve pro-evropianë të vendit.

Fotot e marra nga agjencitë e inteligjencës evropiane tregojnë dy oficerë të shërbimit ushtarak të spiunazhit GRU të Rusisë që vizitojnë Ballkanin dhe mbikëqyrin personin që ata punësuan për të orkestruar rrëzimin e përgjakshëm të qeverisë së Malit të Zi.

Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov do të dalin në gjyq muajin e ardhshëm mes 13 të tjerëve për akuzat e ngritura që synonin sulmimin e parlamentit malazez për të vrarë Milo Gjukanoviç.

Fotot besohet se janë marrë në një park të Beogradit rreth periudhës kur grushti i shtetit synohej të realizohej dhe janë pjesë kyçe e provave që prokurorët thonë se lidhin komplotin me “organet shtetërore” të Rusisë.

Kremlini ka mohuar fuqishëm çdo përfshirje dhe dy liderë pro-rusë të opozitës në mesin e të pandehurve pretendojnë se komploti është i rremë dhe ka për qëllim për t’i diskredituar ata.

Megjithatë zyrtarët britanikë dhe amerikanë besojnë se komploti kishte mbështetje të nivelit të lartë nga Rusia dhe ishte një nga shembujt më të guximshëm të përpjekjeve të Kremlinit për të minuar demokracitë evropiane.

Plani ishte që ditën e zgjedhjeve të organizoheshin trazira dhe të vinte në pushtet opozita pro-ruse.

Një tjetër komplotist i dyshuar, Nemanja Ristic (i pari nga e majta).

Eduard Shishamkov (1) dhe Vladimir Popov (2)

Eduard Shishmakov (1) takim me Aleksandar Sindjelic (2)

 

 

/Ora News

SHKARKO APP