Këto janë pasojat që la pas tërmeti i fuqishëm 6.8 ballë që tronditi Greqinë fqinje
Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 6.8 ballë është ndjerë në jug të ishullit të Zakynthos dhe në të gjithë Greqinë perëndimore.
Si pasojë e lëkundjeve të forta, të cilat e goditën vendin në orën 01:54 të premten (22:54 GMT), nuk pati të lënduar, por pati dëme të konsiderueshme materiale.
Një seri lëkundjesh të tjera u ndjenë në orët pas tërmetit dhe si pasojë shkollat lokale u mbyllën për këtë ditë.
Tërmeti e kishte epiqendrën 50 km (30 milje) në jug-perëndim të Zakynthos, në Detin Jon ndërsa qindra banorë e shpenzuan natën jashtë në rrugë, ndërkohë që ndjenin goditje të fuqishme.
Një pushuese britanike, Joanna Jones tregon:
Çdo gjë ishte dukshëm duke u lëkundur lart e poshtë. Tabela, veshjet dhe shtretërit ishin të gjitha po lëkundeshin. Ndihej sikur zgjati pesë minuta, por realisht ishte vetëm 10 sekonda. Pishina po lëkundej dhe raftet në dyqane janë rrezuar.”
KOHA JONË SONDAZH

