Kim Mehmeti: Nuk ka gjuhë shqipe nëse nuk futet në kushtetutë

Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar zhvillimet në Maqedoni lidhur me ligjin për gjuhën shqipe. Në një koment në Facebook, publicisti i njohur shprehet se nuk ka “nuk ka zyrtarizimin të gjuhës përderisa ajo nuk përmendet si e tillë në Kushtetutë”.

“Për ata që më pyesin se kush është më i merituar për ligjin që duhet ta avancojë përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni: ndihmë më të madhe kanë dhënë 16 vitet pritje që të realizohet Marrëveshja e Ohrit! Dhe mbase do duhen edhe po aq vite pritje që shqiptarët e Maqedonisë ta kuptojnë se nuk ka zyrtarizimin të gjuhës përderisa ajo nuk përmendet si e tillë në Kushtetutë! E në ndërkohë, shovenët maqedonas do vazhdojnë të shkruajnë porositë që na i kanë përcjellë gjithmonë deri më tani: ‘Vdekje shqiptarëve’! Por tani e e tutje, siç thonë ata, dygjuhësisht – sa për ta respektuar ligjin!”,- shkruan Kim Mehmeti.

SHKARKO APP