Kim Mehmeti: Maqedonia është kalbur, po kërkohet kazani për ta hedhur

Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti nuk beson se zgjedhjet e reja parlamentare do të sjellin ndonjë ndryshim në Republikën e Maqedonisë.

“Edhe nëse mbahet zgjedhjet e caktuar në muajin dhjetor, nuk do të ketë zgjidhje. Cili do të ishte efekti i zgjedhjeve në një shtet ku Parlamenti shpërndahet dhe pastaj kthehet, thuajse e ke në Butik dhe punëtoret e vjetra i zëvendëson me punëtore të reja”, shprehet Mehmeti në një intervistë për  Lajm.tv

Sipas tij, zgjedhjet nuk mund të sjellin ndryshime sepse po përgatiten nga hajdutët dhe kriminelët që e prunë shtetin në këtë derexhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë mendoj se Maqedonia e ka tejkaluar më fazën e kalbjes së brendshme, ajo tash është duke kërkuar kazan ku të hudhet. Këtë e kanë kuptuar edhe ndërkombëtarët, por smundem me gjet kazan ku ta hudhin”, shprehet ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?