Kishte takim me një menaxher, gjendet pas disa ditësh 22-vjeçarja

Vajza 22-vjeçare Arbnora Dobraj nga qyteti i Skenderaj e cila ishte njoftuar e zhdukur para disa ditëve nga familjarët e saj është gjetur në Maqedoni.

Burime të Agjencisë së lajmeve Zhurnal jozyrtarisht tregojnë se Arbnora Dobraj është dorëzuar tek autoritetet kosovare, pra pranë familjes së saj të cilët ishin vënë në kërkim të saj pas informacioneve që ajo kishte kaluar kufirin dhe gjendej në Maqedoni.

Ndonëse nuk janë zbuluar ende arsyet e largimit të saj nga shtëpia, familjarët e dinin se ditën që ajo kishte dal nga shtëpia kishte pasur një takim pune me një menaxher modelingu e më pas nuk ishte kthyer në shtëpi. Pas disa ditëve ajo kishte nisur një mesazh tek familjarët e saj se ishte shëndosh e mirë mirëpo nuk kishte zbuluar vendndodhjen.

Për të gjetur Arbnorën, ishte vënë në lëvizje vëllai dhe i fejuari i saj e më pas përmes autoriteteve policore ajo ishte zbuluar se kishte kaluar kufirin drejtë Maqedonisë.

SHKARKO APP