Konfirmohen 5 raste me variantin Delta në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut është prekur nga varianti Delta i Covid-19. Lajmin e ka njoftuar Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një konferencë për shtyp. Filipçe ka thënë se në javën e fundit janë identifikuar 5 raste të reja me llojin më të rrezikshëm të koronavirusit. Ai ka thënë se e vetmja mënyrë për të luftuar variantin Delta të Covid është vaksinimi i popullsisë.

“3 në Shkup dhe nga një në Kumanovë dhe Tetovë. Nga gjithsej 8 të analizuara, kjo nuk është diçka ekskluzive. Për të gjitha llojet dhe mutacionet e virusit vaksina është shpëtimi i vetëm dhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo është mënyra se si mund t’i japim fund pandemisë”, tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

SHKARKO APP