“Kosova”, ish-diplomati serb: Kushti kryesor, heqja e taksës

Ish-diplomati serb, Zoran Milivojeviç, pretendon se nuk mund të pritet asgjë e re nga takimi në Paris, nëse nuk hiqet taksa për mallrat serbe. “Ne nuk mund të presim asgjë të re në Paris, përveç nëse kushti kryesor është përmbushur, që është heqja e taksës. Kjo është plotësisht e qartë. Unë nuk e di se si ata janë në gjendje ta bëjnë këtë.”- u shpreh Milivojeviq në TV Pink.

Sipas tij, tani kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Macron janë në një situatë delikate dhe besueshmëria e tyre politike është në provë.

Milivojeviq ka thënë se mënyra më e mirë për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi është përmes marrëveshjes së Brukselit dhe përmbushjen e dispozitave të saj.

SHKARKO APP