Kosovë, sulmohen faqet zyrtare të qeverisë

Pas sulmit kibernetik në Shqipëri, një rast i ngjashëm është regjistruar këtë të martë dhe në Kosovë. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu bën me dije se institucionet e janë përballur me sulme kibernetike, të cilat kanë ardhur nga jashtë vendit, por për momentin gjendja është e qëndrueshme.

Përmes një postimi në facebook, Kryeziu thekson edhe se sulmi kibernetik nuk ka depërtuar brenda infrastrukturës se rrjetit kompjuterik shtetëror pasi që është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë.

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, përkatësisht ekipi i sigurisë kibernetike ka ndërmarrë veprime konkrete me qëllim të tejkalimit të këtij sulmi kibernetik dhe kthimit në funksion të shërbimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?