Kotzias dha dorëheqjen, Tsipras: Do bëhem vetë ministër i Jashtëm

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras ka pranuar ditën e sotme dorëheqjen e dorëzuar nga ministri i tij i Jashtëm, Nikos Kotzias.

Në një deklaratë të shkurtër, Tsipras falenderon Kotzias për punën si ministër i Jashtëm në gati katër vite.

Ai ka bërë me dije se do të mbajë vetë edhe postin e ministrit të Jashtëm të Greqisë, deri në zbatimin përfundimtar të Marrëveshjes së Prespës me Maqedoninë.

Kotzias u dorëhoq pas përplasjeve të vazhdueshme me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kammenos, duke e akuzuar se përfshihet në politikën e jashtme, ndërkohë që kritikoi kryeministrin për braktisje.

SHKARKO APP