Kreu i opozitës greke, Micotaqis: Nuk e njohim marrëveshjen me Maqedoninë
Kreu i partisë më të madhe opozitare greke, Kirjakos Micotakis, e ka cilësuar marrëveshjen me Maqedoninë si jo të favorshme për Greqinë.
Kreu i partisë Demokracia e Re, Micotakis tha se marrëveshja është arritur në fshehtësi “në mungesë të popullit, në mungesë të parlamentit, në mungesë të partive opozitare” dhe tashmë mban rezultate negative për Greqinë.
“Marrëveshje e cila duke e shtrembëruar linjën nacionale 27 vjeçare të fqinjve tanë e lë gjuhën dhe identitetin maqedonas. Ajo është marrëveshje të cilën Demokracia e Re nuk ka shans ta ratifikojë as në këtë parlament as në tjetrin. Procedurat e Qeverisë janë kombëtarisht të rrezikshme. Tashmë menjëherë dalin rezultatet negative”, tha Micotakis.
Lideri i Demokracisë së Re, në mënyrë indirekt e akuzoi Qeverinë greke se nuk reagon dhe nuk përgjigjet në deklaratat të cilat vijnë nga kreu shtetëror i Maqedonisë.
“Zaevi vetë është i pari i cili e përgënjeshtron Koxiasin, ndërsa Dimitrovi thotë, neve na thotë, “Jam maqedonas dhe flas në gjuhën maqedonase”. Disa në Qeveri e dëgjojnë atë pa dhënë përgjigje, me faj ose thjeshtë të përkulur e ulin kokën. Mospërgjegjësia e tyre nuk do të harrohet. Grekët nuk duan dhe nuk duhet asnjëherë të jenë, të jemi, nacionalistë të verbër, por e dinë se duhet të jenë patriotë të ndershëm”, tha Micotakis.