Kriza e emigrantëve – Orban: Të shpëtojmë Europën nga “sovjetizmi”

Në përkujtim të kryengritjes anti-komuniste të vitit 1956, lideri i krahut të djathtë, Kryeminstri i vendit Viktor Orban tha se Hungaria duhet t’i bëjë ballë sovjetizmit europian dhe të mbrojë kufijtë e saj nga emigracioni masiv.

I njohur si një prej kritikëvë më të ashpër të Bashkimit Europian dhe një prej kundërshtarëve të parë të valës emigratore në kontinent, Orban, tha se liria në vend varet nga shteti komb dhe traditat e krishtera. Në fjalimin para turmës, shoqëruar me brohoritje, Orban u shpreh:

Ne nuk mund të pranojmë që shtëpia jonë, Bashkimi Evropian duhet të shndërrohet në perandorinë e kohërave moderne. Ne nuk duam “Shtetet e Bashkuara të Europës” në vend të aleancës së vendeve të lira. Ne duhet të shpëtojmë Brukselin nga sovjetizmi, nga njërëz që duan të na imponojnë se me kë duhet të jetojmë në vendin tonë.

Por mes mbështetësve kishte edhe zëra kundër Kryeministrit, gjë e cila çoi në përleshje mes tyre.

Ne nuk mund të kemi liri sa kohë ekziston kjo opozitë e neveritshme, shprehet Laszlo Barta, mbështetës i Orban.

Bashke me vendet e tjera ish-komuniste të Evropës Lindore, Hungaria kundërshton skemën e kuotave, e cila dëtyron vendet anëtarë të unionit të shtrehojnë një numër të caktuar klandestinësh. Madje Orban i bën rezistëncë të vazhdueshme thirrjes së kancelares Merkel se vendet europiane kanë obligim të ndajnë barrën e krizës më të rëndë të refugjatëve që prej Luftës së Dytë Botërore.-Oranews.tv

SHKARKO APP