Kroaci, policia qëllon me armë furgonin me emigrantë, plagosen dy fëmijë

Dy fëmijë refugjatë mbetën të plagosur në Kroaci, nga të shtënat me armë zjarri të policisë.

Siç raportojnë mediat kroate, policia qëlloi me armë në drejtim të shoferit të furgonit që po transportonte refugjatë në zonën e Stacionit të Policisë Donji Srb në kufi me Bosnjën.

Jozyrtarisht mësohet se shoferi i furgonit ka refuzuar të ndalojë furgonin pas sinjalit policor, duke detyruar policië të përgjigjet me të shtëna armësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shoferi i furgonit ka arritur të arratiset në mal kurse policët në furgon gjetën 29 emigrantë të paligjshëm ndërsa dy fëmijët e plagosur menjëherë janë dërguar në spitalin e Zarës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas mediave, dy fëmijët e plagsour janë jashtë rrezikut për jetën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?